Sot, më 30.11.2021, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje nga Ambasada Amerikane në Kosovë, gjegjësisht INL (Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit- Ambasada Amerikane në Kosovë) në koordinim me DOJ-ICITAP.
Pranim-dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti si dhe z. Shawn Waddoups Drejtor i INL.
Në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës” Policisë së Kosovës iu dhuruan donacion 306 pako të ndihmës së parë dhe kartela të viktimave të krimit dhe dhunës në familje në tre gjuhë.
Donacioni i pranuar sot kishte, poashtu pajisje të avancuara antidronë që do të mbështesin Policinë e Kosovës në luftimin e dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale. Policia e Kosovës, pranoi edhe 880 pako me maska mbrojtëse si dhe 8000 jelek vezullues.
Donacionet e tilla janë një mbështetje e çmuar dhe Policia e Kosovës falënderon Ambasadën Amerikane, INL dhe ICITAP për bashkëpunimin si dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme policore. /2LONLINE.com/