DYLON

UEFA ka publikuar renditjen e përgjithshme për klubet evropiane: FC Drita klubi më i mirë nga Kosova

UEFA ka publikuar renditjen e përgjithshme për klubet evropiane: FC Drita klubi më i mirë nga Kosova
Avatar photo Redaksia

FC Drita  në një njoftim zyrtar ka bërë me dije se në prag të mbylljes së vitit kalendarik, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar renditjen e përgjithshme për klubet evropiane dhe se në listën e paraqitur nga UEFA,  FC Drita zë pozitën e 246-të, me koeficient 5000.

Ja njoftimi i plotë i klubit:

EkoHigjiena

FC DRITA klubi më i mirë nga Kosova në Evropë

Në prag të mbylljes së vitit kalendarik, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar renditjen e përgjithshme për klubet evropiane.

Në listën e paraqitur nga UEFA, klubi ynë DRITA zë pozitën e 246-të, me koeficient 5000.

Nga pjesëmarrjet në garat ndërkombëtare, klubi ynë në edicionin 2018/19 grumbulloi 1500 pikë (pozita 372), 2000 pikë në garat e edicionit 2020/2021 (pozita 296) dhe 1500 të tjera në pjesëmarrjen e këtij viti 2021/22 (pozita 246).

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në garat evropiane, FC DRITA vazhdon të mbetet klubi me më së shumti pikë nga Kosova në renditjen e Evropës për klube.

Ecuria e klubit tonë dhe skuadrave të tjera pjesëmarrëse në garat ndërkombëtare ka ndikuar edhe në renditjen e Kosovës, duke e ngritur atë në pozitën e 39-të me 8 mijë e 166 pikë.

Fal paraqitjeve të mira, në edicionin garues 2022/23 Kosova do të paraqitet me 4 ekipe në garat evropiane, në Champions League, Europa League dhe Conference League, respektivisht: kampioni, fituesi i Kupës, vendi i dytë dhe vendi i tretë në Superligë.   /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.