Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ekipin e tij, mori pjesë në takimin bashkëbisedues me strukturat e nëndegës së LDK-së në Pogragjë, në të cilën gravitojnë edhe fshatrat, Sllubicë, Llovcë, Kokaj, Stublinë e Bilinicë.
Kryetari i Nëndegës së LDK-së në Pogragjë, Qamil Rexhepi, e ka falënderuar kryetarin e Gjilanit, duke ia rikonfirmuar besimin e madh për mandatin e pestë, në garën e 17 tetorit.
“Pogragja e ka marrë epitetin e fshatit model fal punës dhe përkushtimit të kryetarit Haziri. Faleminderit për realizimin e të gjitha projekteve jetike. Pogragja qind për qind e mbështet Lutën”, ka thënë Rexhepi.
Ndërsa, kryetari Haziri falënderoi strukturat dhe qytetarët e Pogragjës për këtë përkrahje.
“Pogragja e ka historinë e vet të madhe, pasi njerëzit e saj kanë dhënë kontribut të madh në avansimin dhe përparimin e qytetit tonë. Ne edhe pak javë e zgjidhim edhe problemin e ujit dhe përfundimin e rrugëve të mbetura, të cilat janë shtyrë si pasojë e pandemisë. Ndërkaq, do ta shndërrojmë kalanë e Pogragjës në qendër rekracioni, sikurse që do t’i japim zgjidhje përfundimtare trajtimit të lumit Morava përmes Impiantit të ujërave të zeza. Do ta mbështesim, po ashtu, edhe rritjen e fondeve të bagëtive për Sllubicën, Llovcën, Kokajt, dhe Stublinën, si zona të rëndësishme të zhvillimit të kësaj veprimtarie. Ju falëmnderit shumë!”, deklaroi Haziri.
Mesazhin e fitores e ka dhënë edhe kandidati për Asamble Komunale, Avdi Aziri, i cili në listën fituese të LDK’së garon me numrin 32.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/