Lutfi Haziri, kryetar aktual dhe kandidat edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, i është bërë pritje e jashtëzakonshme nga simpatizantët e Lidhjes Demokratike të Kosovoës në Pogragjë, ku kanë marrë pjesë edhe ata të Llovcës, Sllubicës, Stublinës, Bilinicës, Kokajve e Zahirajve.
Ata kanë deklaruar njëzëri se kanë vendosur që të gjitha votat të shkojnë Lutën më 19 nëntor.
“Faleminderit që mua dhe LDK’së na keni bërë fitues të mëdhenj më 22 tetor. Pogragja vazhdon të mbetet bastion dhe ju do të bëni histori me mbështetjen plebishitare më 19 nëntor. Ju sonte keni folë fort dhe qartë”, është shprehur nga ana e tij kryetari Lutfi Haziri.
Ai ka prezantuar platformën e tij të qeverisjes për investimet e mëdha për këtë zonë.
“Do të vazhdojmë me punë në katërshen e madhe infrastrukturore në Pogragjë, do ta ndërtojmë rrugën e Sllubicës, sikur që do të mbërrijnë investimet edhe Stublinë me ndërtimin e rrugës dhe ndriçimin. Projekti më i madh që do ta bëjmë për këtë pjesë është rregullimi shtratit të lumit
“Morava”. Poashtu, do ta ndërtojmë rrugën e vjetër të Pogragjës për Dobërcan që e lidhë edhe Stublinën, derisa në Bilinicë do ta ndërtojmë rrjetin e ujësjellësit”, tha Haziri.
Kjo zonë, tha Haziri, do ketë subvencione të mëdha për bujqësinë, duke ndikuar në forcimin e familjes bujqësore.
Në fund, i pari i gjilanasve theksoi se gjatë mandatit të ri do të punoj me krejt kapacitetin e tij për hapjen e vendkalimit kufitar në Dobrosin.
sponsorizuar nga LDK