Në çdo fund vit bëhen bilancet, për sukses e mos suksese. Por, unë do të mundohem në këtë shkrim, miq dhe shokë të nderuar, të paraqes një bilanc për udhëheqësit tanë, që nga paslufta e deri më sot të këtyre qeverive.
Shkruan: Nuhi NUHIU
Cili ishte nëse mund ta quaj sukses i këtyre qeverive:
1. Çlirimi, lufta kundër okupatorit serb!
2. Pensioni për pleqëri!
Asgjë më tepër, këto dy të arritura nga qeveria e parë e deri te e sotmja.
Gabimet apo dëmet e këtyre qeverive janë të shumta dhe vështirë të numërohen. Edhe pse ka shumë, por miq dhe shokë, më ndihmoni me komentet tuaja ta plotësojmë këtë shkrim për këtë fundvit.
1. Formimi i AKM, AKP privatizimi,për këtë temë mund të bëhet një studim serioz e të shkruhen në seri. Goditje fatale qytetari i Kosovës mori me këtë proces. Mbi 300 mijë punëtorë të larguar nga puna, apo prodhimi!
2. Shitja e pasurisë publike, shoqërore por si një plaçkë tregu apo lufte.
3. Degradimi total i Arsimit, as armiku në këtë gjendje, nuk kishte ditë ta sillte arsimin.
4. Shëndetësia , mjerim shkuar mjerimit.
Tani, kjo qeveri dëshiron dhe po mundohet t’ i përmirësojë gabimet e qeverive të kaluara, por ka shumë duke filluar nga:
1. Gabim, decentralizimi veprim katastrofal, tani kemi komuna xhuxhe. fshati, mëhalla lagjja komunë. Shpikje -inovacion shqiptar.
2. Gabim, demarkacioni. Debellde, Mali i Zi!
3. Gabim, mos formimi i ushtrisë!
4. Gabim, Asociacioni i Komunave serbe.
5. Gabim, gjykata speciale!
6. Gabim, pse hymë në dialog me Serbinë pa na njohur!
7. Gabim, pse populli po voton kështu. Këtë me vend e thonë Qeveritë, që nga pas lufta e sot, tamam gabim edhe pse ky nuk është gabim i qeverive, besa dhe s’munden ta përmirësojë Qeveritë gabimin e popullit!
Por, qeveria po i mashtron, duhet edhe këtë gabim ta përmirësojë, mos ta gënjej popullin!
8. Gabim, që i është lejuar serbëve me harxhue rrymë pa paguar!
E tani, pas këtyre gabime, kjo qeveri mendojë se duhet të ftojë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit dhe ti anulojë të gjitha këto vendime të gabueshme, por edhe të fillojë dhe të shqyrtojë të gjithë pasurinë e çdo individi që nga pas lufta e sot.
Në bazë të të gjeturave, të konfiskojë pasurinë pa prejardhje. Si u pasuruan le ta kthejnë dhe po fillojmë nga e para. Do me thënë të përmirësohen të gjitha gabimet, dëmet që janë bërë që 17 vite.
A ka kurajo dhe vullnet kjo Qeveri me ndërmarr një veprim të tillë?
A kapacitet intelektual, njerëzor që të kthej gjendjen, në të mirë të qytetarit?!
A ka guxim?
Dhe shumë pikëpyetje të tjera. Unë mendojë se Jo.
Që nga viti i parë i zgjedhjeve, si në nivelin nacional e lokal, për çdo herë bie niveli i përfaqësimit, çdo herë e më i keq janë kuvendet, tani të dëgjueshmit kanë hapësirë në skenën e kuvendeve, si në nivelin qendror e lokal.
Deputetë, këshilltarët, as që e marrin mundin ta përfaqësojnë interesin e qytetarit, tani më shumë janë të fokusuar në interesa personale! Mandati i shkurt , 4 vjeçar, grabit sa të mundesh, sepse në fund të mandatit si udhëheqës, nëse se bë keqpërdorim, populli nuk të voton!
Prandaj, ashtu si po sillen, një ditë do të falimentojnë Komunat, më pastaj edhe shteti i Kosovës!
Unë shpresoj se kjo Qeveri pasi ka filluar t’i kthej vendimet e marra, si për Gjykatën Speciale, Demarkacionin, besojë se do të vazhdojë dhe të gjitha gabimet bëra nga Qeveritë e mëparshme në vitin e ri 2018 do t’ i përmirësojë dhe do të quhet Qeveri e Përmirësimeve!
Vetëm me pranimin e gabimeve dhe përmirësimin e tyre mund të ecësh përpara! Qytetari për 17 vite ka paguar taksa,për të paguar kryeministra,deputet të pa dijshëm,kryetar të komunave sharlatanë e shumë parazit të cilët e zhvatën këtë shtet.
Prandaj me këto gabime dhe me këso udhëheqje, s’ka tjetër po mjerimit!
E kuptojë se e kanë vështirë, por mbasi i ka ngrit pagat me 100% edhe këta ministra nuk do të merren me punë të pista, gjithë një po e them sipas deklaratës së kryeministrit. Lum ne që po vije viti i Ri 2018′
Besojë ky vit do të jetë viti i renesancës shqiptare. S’ka urim më të mirë për qytetar se sa “Urime viti i Ri, vit i përmirësime të gabimeve”!
GËZUAR dhe Lum Ne!