• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Nderohet shkrimtari Sabit Rrustemi, shënohet 40 vjetori i krijimtarisë së tij letrare

Redaksia 2LONLINE 22 Dhjetor, 2017 3 min
 Nderohet shkrimtari Sabit Rrustemi, shënohet 40 vjetori i krijimtarisë së tij letrare

Në nderim të 40 vjetorit të krijimtarisë letrare të shkrimtarit Sabit Rrustemi, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot është mbajtur takimi letrare kushtuar bagazhit të gjatë të shkrimit dhe botimit të librave të këtij autori.

Vet kryetari Haziri jetën e autorit Rrustemi e ka përshkruar duke u bazuar në të kaluarën e vështirë kur shkruhej e botohej shqip, në jetën e tërë që ia ka kushtuar shkrimit dhe temave të ndryshme me të cilat është marrë në një seri botimesh, nëpër kohë dhe rrethana të ndryshme, e fatkeqësisht edhe të rënda për shqiptarët.

“Jam lexues i librave të Sabitit, jam rrit pranë tij dhe jam frymëzuar gjithashtu në rrugën e gjatë dhe të mundimshme që shqiptarët e kishin gjatë gjithë historisë. Se jam një lexues i librave të autorit Rrustemi, unë kam dëshmi sepse dy vajzat e mia kanë emrat që Sabiti i ka përdorur në librat e tij, Kënga dhe Lotina. 40 vjet veprimtari janë shumë me numra, por janë pak nëse e shohim vitalitetin e Sabitit. Ka qenë dhe mbetet i pakompromis që të ndalej në angazhimin dhe punën për liri në kohët më të vështira, i vendosur që të ecim përpara në kohën e Republikës dhe i dëshmuar poashtu edhe si pedagog, edukator dhe mbi të gjitha një kolegë i mirë. Në këtë mbrëmje, përpos këtij organizimi, për Sabitin kam edhe një mirënjohje në emër të Komunës së Gjilanit. Uroj më shumë energji, më shumë libra dhe shëndet për Sabit Rrustemin”, ka thënë Haziri.

Kurse Sabit Rruastemi, ka thënë shkurtimisht në fjalën e tij se asnjëherë ndoshta nuk do të ishte i dhënë pas shkrimit e botimeve sikur të mos i blente dikur shumë moti librat, “Nektari i gjyshes”, “Kthimi në rini”, “Lulet e Verës”, “Bagëti e Bujqësi”…, në vend të ndonjë gjëje tjetër, për çka babai i tij si gurbetqarë e kishte marrë ti blente.

Për periudhën 40 vjeçare kanë folur edhe poet dhe kritik letrar të shumtë që ishin të pranishëm nga Gjilani, Kosova dhe Shqipëria, si Prend Buzhala, Ramadan Musliu, Anton Nikë Berisha, Bajram Kosumi, Sherafedin Kadriu, Nexhat Rexha etj.

Etiketa:Gjilan kryesore Lutfi Haziri Sabit Rrustemi shkrimtar
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

25 Mars, 2023

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

25 Mars, 2023

Arrestohet për veprën penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

24 Mars, 2023

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

24 Mars, 2023

Një nxënës, një dollap

24 Mars, 2023

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës konfiskohen 18 patentë shofer

24 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com