Sot, kabineti qeveritar i Republikës së Kosoëvs ka miratuar, projektbuxhetin për vitin 2022, e në të cilin është planifikuar edhe vija bixhetor për krahinën shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Shkruan: Refik HASANI
Duhet përshëndetur, që për herë të parë kemi që nga viti 1999, që është buxhetuar me mbështetje për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, në shumë prej 2 milionë euro.
Kujtoj që Qeveria Kurti I, për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, ndau gjysmë miloni euro e tani ka parapar edhe vij buxhetore të rregullt që ishte domosdoshmëri e kohës.
Edhe na takimin e qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës do të duhej miratuar projekte e investime për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Është kërkuar që edhe një konferencë e donatorëve të mbahet për këtë krahinë dhe të ndahen mjete për formimin e një Universiteti publik në Gjuhën shqipe, por dhe në Arsimin shqip gjitha nivelet, mbulimin e aktiviteteve dhe manifestimet kulturore, Rini dhe Sport, në Monumente të Trashigimisë kulturoro-historike furnizim më libra, në media të shkruara dhe elektronike, e të ngjashme, etj.
Jo vetëm Qeveria Kosovës, por mjete të rregullta buxhetore do të duhej të ndan edhe qeveria e Shqipërisë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. /2LONLINE.com/