DYLON

“Vjeshta letrare e Gjilanit” – Sot paraqiten tri veprat e doktorit gjilanas, Xhavit Hajdarit

“Vjeshta letrare e Gjilanit” – Sot paraqiten tri veprat e doktorit gjilanas, Xhavit Hajdarit
Avatar photo Redaksia

Sot në “Vjeshtën letrare të Gjilanit” 2021

PARAQITEN TRI VEPRAT E DOKTORIT GJILANAS, XHAVIT HAJDARIT

EkoHigjiena

Në veprimtarinë e radhës të edicionit të 12-të të Manifestimit tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit”, kësaj të shtune, më 30 tetor 2021, ora 12:00-të, para auditorit të ftuar, do të paraqiten tri veprat e doktorit gjilanas, Xhavit Hajdarit, botuar kohë më parë nga Shtëpia botuese “Kurora”.

Fjala është për dy libra nga lloji i publicistikës, ” Kujtime e rrëfime jetësore” si dhe “Ditari në kohë pandemie” dhe i një libri tjetër , i titulluar ” 600 barcoleta, anekdota, fjalë të urta popullore dhe tregime”.

Për vlerën e këtyre tri botimeve të këtij autori, do të flasin, Hysen Këqiku, në cilësinë e botuesit, Xhevdet Kallaba, në cilësinë e redaktorit si dhe psikologia e poetja Selevete Abdullahu e doktori dhe mjeshtri i rryer i enigmatikës nga Gjilani, Zijadin Hasani.

Kjo veprimtari letrare si dhe dy të mëparshmet, mbahet në Bibliotekën e re të Qytetit.

Bashkëorganizatrë janë, Ars Clubi “Beqir Musliu” dhe Biblioteka e Qytetit.   /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.