“Ju njoftoj se me 31 janar 2021, rreth orës 18:56, pjesëtari i policisë së Kosovës R.H. dyshohet se me armën zyrtare ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar nga Kamenica e ka konstatuar vdekjen e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale, njësitet e forenzikës si dhe prokurori i shtetit.
Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohet në IML në Prishtinë, për obduksion. /2LONLINE.com/