DYLON

Realizohet trajnim për “Imunitetin Diplomatik”

Realizohet trajnim për “Imunitetin Diplomatik”
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik, i cili u zhvillua më 14 dhe 15 nëntor,2024 . Ky trajnim ka pasur si qëllim përditësimin e aftësive dhe njohurive të zyrtarëve policorë në trajtimin e çështjeve që lidhen me imunitetin diplomatik dhe mbrojtjen e diplomacisë në Kosovë.

këtë trajnim morën pjesë 29 zyrtarë policorë nga të gjitha departamentet, divizionet, drejtoritë, stacionet policore dhe sektorët e ndryshëm të Policisë së Kosovës. Trajnimi u udhëhoq nga profesionistë të fushës dhe me përvojë, të cilët ofruan njohuri të thelluara dhe materiale praktike për trajtimin e situatave që lidhen me imunitetin diplomatik.

EkoHigjiena

Në fund të trajnimit, të certifikuarit do të vazhdojnë të ofrojnë trajnime dhe interpretim të materies për çështjet e imunitetit diplomatik në të gjitha nivelet e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit të saj dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit për të gjithë, njofton policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.