DYLON

LDK: Livoqi i Ulët konfirmon mbështetjen e jashtëzakonshme për fitoren e madhe të LDK-së

LDK: Livoqi i Ulët konfirmon mbështetjen e jashtëzakonshme për fitoren e madhe të LDK-së
Avatar photo Redaksia

“Livoqi i Ulët i ka bërë një pritje të jashtëzakonshme kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë: Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani”, thuhet në komunikatën e LDK-së së Gjilanit.

Në emër të Shtabit të Degës, ka folur Avdyl Aliu, i cili ka thënë se kjo përkrahje e rugovistëve në Livoq të Ulët, është garanci e fitores së madhe të LDK-së në Gjilan.

EkoHigjiena

“Faleminderit që gjithmonë keni qenë kampion në mbështetjen ndaj LDK-së, kryetarit Lutfi Haziri dhe kandidatëve për deputetë, të cilët besojnë shumë se do të zgjidhen deputet dhe do të na përfaqësojnë denjësisht”, ka thënë Aliu.

Në tubim u tha se kur të gjithë ikën prej shtetit, doli LDK dhe sakrifikoi për shtet.

“Më 14 shkurt do ndodhë votimi, do të ndodhë demanti i sondazheve, analistëve dhe armatës së kuqe të rrjeteve sociale”, thanë ata.

Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit LDK në Gjilan garon me Lirije Kajtazin (6), Imet Rrahmani (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Faton Bislimi (43) dhe Ramiz Ramadani (80).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.