DYLON

Moti në vendin tonë

Moti në vendin tonë
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e parë e muajit shkurt fillon me mot relativisht të ngrohtë.

Kjo situatë meteorologjike do të vazhdoj gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot relativisht të butë dhe me pak reshje.

EkoHigjiena

 Sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve.

Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.