Në kuadër të bashkëpunimit bilateral që ka FSK me shtetin e Italisë pjesëtarë nga togu i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së, kanë kryer me sukses trajnimin e kërkim-shpëtimit malor në qendrën e alpinizmit ushtarak në Itali-Aosta, “Centro Addestramento Alpino”
Pjesëtarët tanë janë trajnuar për qasje tek viktimat në faqe shkëmbore, dhënie të ndihmës së parë, evakuim të viktimave, lëvizje në akullnaja, qasjen në viktimat brenda qarjeve të thella dhe tërheqjen e tyre në vend të sigurt, kërkim në pyje dhe zona malore, kërkim në ortek duke përdorur pajisje dhe teknika të avancuara.
Kjo përvojë e fituar do të shërbejë FSK-së, që në raste fatkeqësish të jenë sa më të përgatitur për t`u dal në ndihmë të gjithë qytetarëve tanë, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/