DYLON

Kompanisë së Deminimit të FSK-së i shtohen 11 deminerë të rinj

Kompanisë së Deminimit të FSK-së i shtohen 11 deminerë të rinj
Avatar photo Redaksia

Në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit” në Prizren u mbajt ceremonia e certifikimit të kursantëve të kursit bazik të deminimit, menaxhuar nga instruktorët e specializuar të Kompanisë së Deminimit nën mbikëqyrjen e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS).

Pjesëmarrësit janë trajnuar në identifikimin e mjeteve shpërthyese, efektet e tyre dhe përdorimin e pajisjeve specialistike për punën e deminimit dhe pastrimit të fushëbetejave dhe ata do t’iu bashkohen ekipeve të Deminimit në punën e tyre në terren për largimin e mjeteve të pashpërthyera.

EkoHigjiena

Komandanti i Kompanisë së Deminimit, nënkolonel Zekirja Shkreta ka uruar kursantët dhe instruktorët për përfundimin me sukses të trajnimit duke ofruar mbështetjen e tij duke kërkuar që deminerët e rinj të jenë në nivel të lartë të profesionalizmit për të ndihmuar popullin e Kosovës në largimin e rrezikut nga mjetet e pashpërthyera, njofton FSK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.