DYLON

KDS trajnon pjesëtarët e FSK-së në fusha specialistike

KDS trajnon pjesëtarët e FSK-së në fusha specialistike
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, u realizuan ceremonitë e certifikimit për kurset “Sistemi i Informimit dhe Komunikimit – Niveli I”, kursi “Reaguesit e Parë – Shpëtimi i Jetës në Fushëbetejë”, kursi “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijës së Zjarrit” si dhe “Kursi bazik i Gjuhës Turke”, njofton FSK.

Pjesëmarrës në këto kurse ishin pjesëtarë të njësive të FSK-së, të cilët gjatë kësaj periudhe u stërvitën dhe u përgatitën në fusha të ndryshme specialistike: qitje me armë, ofrim të ndihmës së parë në rast lëndimesh në mjedise taktike si dhe aftësimin e përdorimit të radiosistemeve në nivel individual dhe ekipor.

EkoHigjiena

Në ceremoninë e këtyre kurseve morën pjesë Sfati Komandues i KDS, si dhe Komandanti i Kontingjentit Turk, Kolonel Sabri Gokhan Karamursel, me stafin e tij.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.