DYLON

Regjimenti i dytë i Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Alpha 05”

Regjimenti i dytë i Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Alpha 05”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të përgatitjeve për validim, zëvendës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral major Enver Cikaqi ka vizituar pjesëtarët e Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore, gjatë realizimit të ushtrimit fushor LFX “Steel Alpha 05”, në poligonin taktik në Babaj të Bokës.

Gjeneral Cikaqi i përgëzoi ushtarakët për punën dhe angazhimin e tyre në kuadër të përgatitjes për validim të Kompanisë 2A të R2K të Forcave Tokësore.

EkoHigjiena

Pjesëtarët gjatë këtij ushtrimi treguan aftësi të larta fizike dhe profesionale në realizimin e detyrave dhe misionit të FSK-së, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.