Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava iu drejtua besimtarëve myslimanë me një njoftim të rëndësishëm.
Duke qenë se Virusi Covid-19 ka çrregulluar rrjedhën normale të jetës kudo në botë, Myftiu njoftoi të gjithë besimtarët myslimanë që për shkak të rrezikshmërisë së lartë të këtij virusi Bashkësia Islame e Kosovës erdhi në një vendim të veshtirë që të pezulloj faljen e Kurban Bajramit.
“Duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë e goditur pamëshirshëm nga ky virus COVID-19 edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë u diskutua rreth këtij problemi. Ndaj BIK lajmëron të gjithë besimtarët e Republikës së Kosovës se neser pezullohet falja e namazit të Kurban Bajramit dhe për dhjetë ditë rresht pezullohen faljet, ritet në të gjitha xhamitë, sigurisht me qëllimin e vetëm që të ruhet shëndeti publik i të gjithë qytetrëve të Kosovës. Me këtë rast mund të them se është një vendim i dhimbshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, mirëpo një vendim me vend, ngase kemi prioritetin të ruajmë shëndetin publik të qytetarëve, sepse kështu na mëson Kur’ani, kështu na mëson Muhammedi a.s”, tha Myftiu Tërnava.
Në këtë mënyrë ftoi të gjithë besimtarët ti respektojnë udhëzimet e profesionistëve shëndetësor dhe masat e Ministrisë së Shëndetësisë për ruajtjen e shëndetit publik. /2LONLINE.com/
https://www.facebook.com/birk2015/videos/2780890025521901/