DYLON

Oda Amerikane themelon Komitetin e Gastronomisë dhe Turizmit

Oda Amerikane themelon Komitetin e Gastronomisë dhe Turizmit
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë themeloi komitetin e gastronomisë dhe turizmit me qëllim të adresimit të nevojave të këtyre sektorëve si në periudhën afatshkurtër, pra për fazën e rimëkëmbjes ekonomike pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, ashtu edhe në atë afatgjatë.

Anëtarët e komitetit zgjodhën kryesuesin e tyre, Erëmal Bajrami nga kompania KFC, i cili tha se është i gatshëm të udhëheq komitetin dhe të kontribuojë maksimalisht në mënyrë që ky komitet të realizoj objektivat e tij dhe të tejkaloj sa më shpejtë krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

Përmes këtij komiteti do të harmonizohen kërkesat dhe qëndrimet konkrete të bizneseve anëtare të industrive përkatëse, të cilat synojnë të lehtësojnë ambientin e të bërit biznes në periudhën afatgjatë, disa prej të cilave përfshijnë uljen e TVSH-së për sektorin e gastronomisë, avokimin për themelimin e agjencive licencuese, si dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës sa i përket turizmit, mes të tjerash.

EkoHigjiena

Komiteti i Gastronomisë dhe Turizmit do të shërbej si katalizator për gjenerimin e rekomandimeve konkrete tek institucionet qeveritare dhe të gjithë hisedarët tjerë. Anëtarët e këtij komiteti u pajtuan që të vazhdojnë takimet e rregullta në mënyrë që sa më shpejtë të shtyjnë përpara kërkesat e tyre për të lehtësuar ballafaqimin me pandeminë COVID-19.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.