Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është zotuar se do të zbatohet në tërësi rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila ka për qëllim pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ajo ka thënë se ky vendim i Kuvendit nuk do të ketë ndikim në raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian (BE). Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ministrja Tahiri ka folur edhe për procesin e transformimit të FSK-së, duke thënë se krijimi i ushtrisë së Kosovës është obligim kushtetues dhe vullnet i popullit.
Në këtë kontekst, ajo ka thënë se edhe faktori ndërkombëtar duhet ta kuptojë, se udhëheqja e Kosovës e ka për obligim ta përmbushë vullnetin e popullit të vet. Kurse sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, Tahiri ka thënë se ky proces është në rregull dhe Kuvendi duhet ta votojë.
BURIMI: Epoka e Re