DYLON

Biseduan për bashkëpunimin e mëtejmë në shëndetësi

Biseduan për bashkëpunimin e mëtejmë në shëndetësi
Avatar photo Redaksia

Imet Rrahmani priti sot në takim Përfaqësuesin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Andrew Russell, i cili është edhe koordinator i programeve për zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në shëndetësi midis organizatave të KB, me theks të veçantë projektet e përbashkëta të MSh-së dhe UNFPA-së (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullatë).

Në këtë takim, janë diskutuar projektet e zhvilluara midis MSh-së dhe UNFPA-së, sidomos në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës, për çka ministri Rrahmani është shprehur i gatshëm që të bashkëpunohet edhe në të ardhmen.

Ministri Rrahmani dhe z. Rusell shprehën interesimin e dy anshëm që pas përfundimit të disa projekteve si projekti pilot për skriningun e kancerit të qafës së mitrës që është zhvilluar në komunën e Prishtinës; projektet që lidhen me shëndetin riprodhues si kujdesi efektiv perinatal; fillimin e procesit të udhërrëfyesve dhe protokolleve klinik, etj., të krijohen mundësi që bashkëpunimi në projektet e radhës të jetë i fokusuar në monitorimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore si dhe forcimin e rolit politikë-bërës dhe monitorues të Ministrisë së Shëndetësisë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.