Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës së fundit, përkatësisht nga data 12 – 18 gusht 2024, ka regjistruar gjithsej dyzet (40) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetetetë (68) personave.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
– nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, ndaj njëzetedy (22) personave,
– tridhjetegjashtë (36) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
– gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave,
– katër (4) raste të zgjidhura me marrëveshje dhe ndërmjetësim.
Nga prokurorët kujdestarë gjatë kësaj periudhe kohore janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë intervistuar tridhjetë (30) palë. /2LONLINE/