DYLON

Presidentja Osmani priti në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş

Presidentja Osmani priti në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin e saj se çështja e hapjes së urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Presidentja ka ritheksuar se hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka cekur rëndësinë e konsultimit dhe koordinimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë.

Presidentja Osmani e falënderoi Komandantin e KFOR-it, për angazhimin e tij personal, si dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it, për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.