DYLON

Sot luhet kryendeshja Gjilani – Ballkani

Sot luhet kryendeshja Gjilani – Ballkani
Avatar photo Redaksia

Albi Mall Superliga e Kosovës në Futboll do të vijojë sot me kryendeshjen e xhiros së dytë të edicionit të ri, ku do të kemi ballafaqimin, Gjilani – Ballkani.

Gjilani që barazoi javën e parë me Llapin, tani në terren të vet synon fitore dhe tri pikë, por se edhe Ballkani, që fitoi në javën e parë, synim ka sërish fitoren, andaj kjo e bënë që sot të kemi një ballafaqim vërtetë interesant.

EkoHigjiena

Përndryshe Gjilani ka zhvilluar edhe përgatitjet e fundit dhe se e gjithë skuadra i është përgjigjur Ardian Nuhiu, përveçse Oltion Bilallit, i cili ka një shqetësim muskular dhe Aridon Bllacës që po vazhdon të stërvitet i distancuar nga pjesa tjetër e ekipit duke u marrë kështu me procesin e rikuperimit.

Në listën e të ftuarve janë futbollistët e tjerë, të cilët priten të jenë të gatshëm për sfidën e sotme.

Gjilani dhe Ballkani ndeshen sot, (e hënë) në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 17:00. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.