Me rastin e përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Mejdi Korrani, përfaqësues të Institucioneve komunale të Vitisë, në krye me kryetarin Sokol Haliti, Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të subjekteve politike, familjarë e qytetarë të Pozheranit e të komunës së Vitisë, koordinator të këshillit të Pozheranit dhe të tjerë kanë bërë homazhe tek varri i dëshmorit Mejdi Korrani në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Po ashtu, janë vënë kurora lulesh edhe tek shtatorja e dëshmorit në vendin e tij të lindjes në Pozheran.
\Ndërkaq, pos homazheve sot në orët e mbremjës do të jepet edhe premiera e filmit dokumentar “Pararoja e nderit”, kushtuar jetës dhe veprës heroike të këtij dëshmori.
Përndryshe, dëshmori Mejdi Korrani, si pjesëtar i UÇK-së, ka rënë heroikisht më 19 prill 1999, në Betejën e Koshares. /2LONLINE/