DYLON

272 studentë vitias përfitues të bursave komunale

272 studentë vitias përfitues të bursave komunale
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti, kanë pritur sot në takim studentët vitias të cilët kanë përfituar bursa për vitin akademik 2023/24. Me këtë rast, ai ju ka uruar atyre suksese në studime. Ai gjithashtu ka folur për përkushtimin e komunës që t’i mbështes ata në rrugëtimin e tyre akadamik dhe profesional.

I pari i Vitisë theksoj se qeverisja lokale e kësaj komune është e vetëdijshme për rëndësinë e mbështetjes së studentëve, duke shtuar se për këtë ai kishte marrë vendim që numri i përfituesve të bursave studentore të rritet dhe të jenë përfitues të gjithë studentët që plotësojnë kriteret sipas rregullores komunale.

EkoHigjiena

Ndërsa drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, ka bërë ndarjen e vendimeve për studentët vitias, të cilët janë përfitues të bursave studentore për vitin akademik 2023/24, e që sipas listës së publikuar janë gjithsej 272 studentë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.