Në përvjetorin e rënies së dëshmorëve në betejën e Jezercit, janë përkujtuar vëllezërit Gursel e Bajram Sylejmani nga Sadovina e Vitisë, të cilët ishin pjesë e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, organizatat e dala nga lufta, drejtorët e drejtorive komunale, si dhe qytetarë të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë busteve të tyre para shtëpisë së kulturës në Viti, e cila mbanë emrin e tyre, si dhe në memorialin “Gursel e Bajram Sylejmani”, në fshatin e lindjes së tyre.
Kryetari Haliti, në fjalën e rastit tha se populli ynë gjatë këtij rrugëtimi pati shumë personalitete me vlera të larta, me tipare dhe karakteristika tepër humane, fisnike dhe padyshim tepër të guximshme siç ishin vëllezërit Sylejmani, dhe bashkëluftëtarët e tyre. Po ashtu, për nderë të këtij përvjetori, sot do të mbahet edhe një turne në futboll të madh në Sadovinë të Jerlive. /2LONLINE/