DYLON

FSK-Ajova më të fortë së bashku

FSK-Ajova më të fortë së bashku
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të partneritetit që ka Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me Gardën Kombëtare (GK) të Ajovas së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) si dhe mbi bazën e udhëzimeve të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe General Major Steve Osborn, Adjutant General, një delegacion nga shtabi i GK të Ajovas ka qëndruar në vizitë një javore në FSK, duke zhvilluar vizita e takime të përbashkëta me shtabin e FSK-së, për të parë nga afër zhvillimin dhe të arriturat që ka bërë FSK-ja, në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake.

Delegacioni i lartë nga Ajova kryesuar nga zëvendëskomandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral brigade McClintock dhe Shefja e Shtabit të Gardës Kombëtare Ajrore të Ajovës, Gjeneral brigade Stephanie Samenus, gjate kësaj vizite kanë realizuar takime në Ministrin e Mbrojtjes, ku është pritur nga Ministri i Mbrojtës z. Ejup Maqedonci dhe nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Delegacioni ka vazhduar më vizitën në Shtabin e Përgjithshëm, Akademinë e Mbrojtjes, Njësinë e Kibernetikës, Komunikimit si dhe vizitën në Komandën e Forcave Tokësorë.

EkoHigjiena

Gjatë vizitës delegacioni i Ajoves është informuar mbi procesin e planifikimit të trajnimeve, operacioneve, rekrutimit dhe mbajtjes së personelit si dhe konceptin e mbështetjes logjistike. Po ashtu delegacioni është informuar edhe mbi procesin e ekzekutimit të planit 3 vjeçare të bashkëpunimit më Ajovën në fushën e manovrës, zhvillimit të nënoficerëve (NOF), qëndrueshmërisë, kibernetikës dhe mjekësisë.

Kjo vizitë konfirmon bashkëpunimin e ngushte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner strategjik, si përkrahësi kryesor në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.