DYLON

Drita superiore edhe ndaj Dukagjinit, zëvendësimet kryen punë

Drita superiore edhe ndaj Dukagjinit, zëvendësimet kryen punë
Avatar photo Redaksia

Drita ka siguruar fitoren e radhës, kësaj here si mysafire në Klinë duke mposhtur Dukagjinin me rezultat 2 me 0. Ishte kjo ndeshje e javës së 7-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ishin dy zëvendësimet e kryetrajnerit të Dritës, Zekirija Ramadani, që shënuan për këtë fitore dhe tri pikë të reja për skuadrën bardh e kaltër. Fillimisht Kastriot Selmani në minutën e 77-të e pastaj edhe Blerim Krasniqi në minutën e 87-të, shënuan në portën kundërshtare, për epilogun final, Dukagjini – Drita 0:2.

EkoHigjiena

Drita ka grumbulluar 12 pikë nga pesë javët e deritanishme të luajtura, ndërkohë që i ka edhe dy takime të pazhvilluara,  për shkak të angazhimit të saj në Evropë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.