Në 18 vjetorin e rënies heroike, përkujtohen dëshmorët e fshatrave Lubishtë dhe Smirë
Në 18 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të fshatrave Lubishtë dhe Smirë, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti institucionet komunale të Vitisë, në krye me kryetarin e kësaj komune Sokol Haliti kanë vendosur kurora të luleve për të përkujtuar dëshmorët e këtij lokaliteti të cilët ranë për lirinë e këtij vendi.
Homazhe sot bënë edhe shumë qytetarë, përfaqësues të partive politike si dhe të institucioneve dhe mekanizma të tjerë.