DYLON

Komuna e Vitisë filloi procesin e buxhetimit me pjesëmarrje me Smirën

Komuna e Vitisë filloi procesin e buxhetimit me pjesëmarrje me Smirën
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, ka mbajtur sot takimin e parë me banorët e fshatit Smirë lidhur me procesin e buxhetimit me pjesëmarrje.

Në këtë takim lidhur me këtë proces kanë folur zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Milihate Ajeti, drejtoresh për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim.

EkoHigjiena

Zv.kryetari Aliu bëri me dije se buxhetimin me pjesëmarrje për herë të parë po pilotohet në fshatin Smirë dhe se komuna e Vitisë ka ndarë 1% të buxhetit nga kategoria e investimeve kapitale apo 35 mijë euro për këtë proces. Në këtë takim banorët e Smirës dhanë këto propozime:

Hapësirë rekreative, sportive në fshatin Smirë.

Shtigje të ecjes përgjatë lumit në Smirë.

Rregullimi i shtratit të lumit në Smirë.

Adaptimi (përshtatja) e hapësirës për atele (art dhe muzikë) në shkollën e Smirës.

Shtegu i çiklizmit Smirë-Viti.

Përndryshe këto propozime pritet të votohen në takimin rradhës dhe ato që marrin numrin më të madh të votave do të realizohen nga komuna e Vitisë në kuadër të projekteve të investimeve kapitale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.