DYLON

Fillojnë punimet në rrugën e quajtur “Te pishat” në Lubishtë

Fillojnë punimet në rrugën e quajtur “Te pishat” në Lubishtë
Avatar photo Redaksia

Kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës me zhavorr të quajtur “Te Pishat”, në fshatin Lubishtë, e cila së shpejti do të jetë në shfrytëzim nga banorët.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që janë duke u zhvilluar në këtë rrugë.

EkoHigjiena

Ai u shpreh se kjo rrugë do të ju mundësojë banorëve dhe vizitorëve qasjen në bukuritë natyrore të këtij lokaliteti, duke e cilësuar një vend rekreativ dhe të mrekullueshëm në veçanti për ecje.

Përndryshe rregullimi i kësaj rruge po bëhet me buxhet komunal dhe atë nga shkolla e fshatit deri të pishat në Lubishtë.

Ndërkaq banorët u shprehën tejet të kënaqur dhe mirënjohës ndaj institucioneve komunale, për investimet që po bëhen në fshatin Lubishtë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.