DYLON

Kosovës t’i hiqen vizat, me apo pa votimin e demarkacionit

vizat
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka vlerësuar se Kosova ka bërë progres në rrugën drejt integrimit evropian por, sipas tij, ky proces është i gjatë dhe i komplikuar.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Murtezaj ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ta trajtojë në mënyrë të barabartë Kosovën, sidomos në aspektin e vizave. Ai ka thënë se qytetarëve të Kosovës duhet t’u hiqen vizat pa marrë parasysh a votohet apo jo demarkacioni.

Sipas Murtezajt, kjo është detyrë e BE-së që duhet ta bëjë. Kurse sa i përket procesit të njohjeve, ai ka thënë se janë duke lobuar te pesëshja evropiane, në vendet afrikane dhe në vendet e Amerikës Latine. Murtezaj ka thënë se në këtë drejtim mund të priten lëvizje pozitive.

EkoHigjiena

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ai ka thënë se prioritet mbeten Interpoli, UNESCO dhe Këshilli i Evropës.

BURIMI: Epoka e Re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.