DYLON

Pensionohet mësimdhënësi Nefail Rrahimi

Pensionohet mësimdhënësi Nefail Rrahimi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Nefail Rrahimi, i cili sapo ka dalë në pension.

Me këtë rast ai e falënderoi atë për kontributin e dhënë në arsim ndër vite, duke e çmuar lartë punën dhe kontributin në edukimin e gjeneratave të shumta me ç’rast i ka ndarë z. Rrahimit një mirënjohje.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti, tha se si institucion komunal kemi vendosur që të zhvillojmë traditën e respektimit të atyre që në veçanti kanë kontribuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinjë.

Përndryshe, Nefail Rrahimi ka punuar 26 vite si mësimdhënës, në shkollën fillore “Dëshmorët e Lubishtës”, në Lubishtë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.