Interesimi i qytetarëve mbi qeverisjen tonë të ardhshme 4 vjeçare, sa vjen e rritet çdo ditë. Takuam banorë të Gjilanit në Zabel, Livoç të Epërm e tek Kodra e Dëshmorëve.
Biseduam mbi lehtësirat dhe sigurinë që do t’i ofrohet mikrobizneseve por edhe investuesve në komunën tonë. Përfshirjen e diasporës, si mbështetje financiare për zhvillimin e Gjilanit.
Kemi nevojë që të gjithë të kontribojmë dhe të bëhemi faktor i rëndësishëm i zhvillimit. Sepse bashkë jemi më shumë, bashkë jemi më mirë e bashkë qeverisim.
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/