DYLON

LDK: Qeverisja e Vetëvendosjes po i trajton projektet e Gjilanit sikur të ishin projekte të huaja

LDK: Qeverisja e Vetëvendosjes po i trajton projektet e Gjilanit sikur të ishin projekte të huaja
Avatar photo Redaksia

“Qeverisja aktuale komunale po i trajton si të huaja projektet të cilat ne i lamë të gatshme për t’i vazhduar. Në katër anët e qytetit është krijuar vetëm pluhur e tollovi, si pasojë e inateve politike, neglizhencës e mosdijes së kësaj administrate”, thuhet në një rreagim të LDK-së së Gjilanit.

Më tej thuhet se: “Magjistralja Gjilan-Bujanoc, magjistralja Gjilan-Ferizaj, magjistralja Gjilan-Prishtinë, autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, Stadiumi i Qytetit, Fshati i Lumtur dhe shumë projekte të tjera, duket se nuk janë projekte me rëndësi për qeverisjen qendrore dhe lokale, ashtu siç janë për qytetarët e Gjilanit”.

EkoHigjiena

Në reagim thuhet tutje se është e papranueshme që projektet të trajtohen me inate politike, sepse pavarësisht që ato janë nisur në mandatin e LDK-së, para se gjithash, janë projekte të qytetarëve tanë dhe jo të partive politike.

“Qeverisja e cila ishte udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri punoi shumë që të përfitojmë besimin nga donatorët dhe qeveritë e ndryshme që u ndërruan, dhe së bashku me zyrtarët komunalë, arritëm që të përfitojmë grante dhe projekte të mira për komunën tonë. Mos i ndëshkoni sportistët, mos i ndëshkoni rastet sociale, mos i ndëshkoni qytetarët tanë, sepse nuk ua kanë me borxh këtë pasivitet e mosdije në qeverisje. Viti i parë ishte i humbur për Gjilanin, i tillë po duket edhe viti i dytë. Urojmë të mos e kemi një mandat të humbur”, thuhet në fund të reagimit të LDK-së së Gjilanit, e bërë përmes Zyrës për Marrëdhënie me Publikun e këtij subjekti politik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.