DYLON

Drejtori Ibrahimi inspekton punimet në Livoç të Ulët dhe Livoç të Epërm

Drejtori Ibrahimi inspekton punimet në Livoç të Ulët dhe Livoç të Epërm
Avatar photo Redaksia

Drejtues të Drejtorisë të Shërbimeve Publike të komunës së Gjilanit ka në thënë se  punimet në përmirësimin e infrastrukturës po vazhdojnë edhe në këto ditë të dhjetorit, kjo si rezultat i motit të mirë.

“Investime nga Komuna e Gjilanit, po bëhen edhe në Livoç të Ulët dhe të Epërm, ku për të parë ecurinë e punimeve ka dalë edhe drejtori i Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi, bashkë me këshilltarin komunalë Besnik Shalën”, njofton kjo drejtori.

EkoHigjiena

E, drejtor i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi tha se ishte në vizitë në lokacionet ku po kryhen disa nga punimet e investimeve kapitale.

Ai tregoi se për të parë punimet ishte në fshatin Livoç i Epërm, në lagjen e Muhaxherëve, si dhe Livoçin e Ulët.

“Punimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe në mënyrë profesionale”, tha drejtori Kushtrim Ibrahimi.  /2LONLINE/