DYLON

Hidromorava: Njoftim për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Mulla Idrizi” dhe lagjen “Zabel”

Hidromorava: Njoftim për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Mulla Idrizi” dhe lagjen “Zabel”
Avatar photo Redaksia

Njoftim për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm në Rrugën “Mulla Idrizi” dhe lagjen “Zabel”, të Gjilanit.

Të nderuar konsumatorë,

EkoHigjiena

Me këtë njoftim,ju informojmë se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në Rrugën “Mulla Idrizi” dhe lagjen “Zabel” për shkak të një defekti që është shkaktuar në rrjetin e ujësjellësit.

Ekipet tona teknike janë në terren duke identifikuar dhe riparuar defektin, andaj, ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe të ndërprerjes së furnizimit me ujë.

Jemi të përkushtuar që të kthejmë furnizimin me ujë të pijshëm sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!

/ KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan /

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.