Bajram ARIFI
As mos ta ëndërrojë dikush që do të veprojë kundër interesave të bashkëluftëtarëve, siç kanë bërë e po bëjnë të tjerët! Me vite të tëra përçarje, vetëm për t`i arritur ambiciet e tyre karrieriste e materialiste!
Përçaj e sundo, siç kanë vepruar gjatë kohës së socializmit “Luftë e Klasave”! Shumë keq më vjen me njërit që ka merita, të dalë në mbrojtje dhe të tentojë ta mbulojë turpin e të turpëruarve!
Gjëja që dikush janë dashakeqës të ushtrisë se lavdishme e po mundohen me mbjellë përçarje. Jo, jo, o “mik i nderuar”, ne i kemi plagët në trup,që ende na kullojnë, kurse ju tjerët keni çantat me pare, “Ligji”në anën e juaj, ua mbron pozitat. Shitni patriotizëm, mundi e sakrifica e veteranëve po vjen duke shitur patriotizëm nëpër “oda e afër oxhakut” ” këmbëkryq! Ne përjashtim të një grupi që hani në çdo mbrëmje qengj e bëni sabah me uiski!!! Ata “oxhakgjinjtë” do ju përkëdhelin deri një ditë,e një ditë vet ata do të ju gjuhen pamëshirshëm…!!!. Se ne, jo!
Ju që po mundoheni përmes postimeve, shkrimit tim t`i jepni kahje shumë të keqe e të turbulltë jeni ka gaboheni rëndë.
Unë askënd nuk po e përçajë, nuk mund të dalë asnjë ushtarë e ta thotë se unë po bëjë përçarje! Unë nuk jam ka merrem me korrupsione, mitmarrje e lokalizmi, përkundrazi unë çdo gjë po e them publikisht e jo koloareve, skutave e “odave”! Por klani i juaj i çantave, amoralët, ju jeni përçarës.
Për hir, e shumë arsye, nuk po ju cek kësaj here me emra. Por nëse vazhdohet të përsëriten këto të palara në praktikë dhe portaleve e kuluareve, unë jam i detyruar pa dëshirën time, me reagua kundër padrejtësisë që po i bëhet ushtarëve të vërtetë!
Do të dal me emra dhe do ta shpërndajë në të gjitha portalet, te ne e jashtë. Por lexuesit do të kenë çfarë të lexojnë, se jeni ka kërkoni vet ju, mirë i dini kush jeni, po e dimë dhe ne e shokët, por dhe qytetarët për secilin kush se çfarë është!
Ende nuk ka dalë gomë për ta shlyer turpin e të kaluarën, qoftë e imja apo e juaja apo e tjerëve. Por një e di, se unë jam i pastër si loti. Andaj nuk lejojë që me pastërtinë time të luajnë ata të ndoturit.
Respekt gjithkujt, përkulje askujt.
/Ish Komandant “Bala”- Invalid lufte, Zona Operative Lluçan/