Para dy – tri dite e kuptova që në fshatin tim, në Velekincë, kishte një nismë të re nga pushteti lokal, gjegjësisht projekt i ri, ndërtim i ‘Tregut të Kafshëve”, në fshatin Velekincë.
Shkruan: Flurim Arifi
Në parim këtu nuk ka diçka të keqe rreth fillimit të ndërtimit apo projektimit të ndonjë projekti investiv, tek e fundit të gjithë ne si vendbanime, fshatra, qytete etj., kemi nevojë për investime publike e private.
Është interesant tek ne në fshatin tonë Velekincë, investimet publike disi përcillen gjithherë me shumë dyshime, diskutime e para së gjithash me paragjykime. Besoj që arsyeja e kësaj ndjenje është mungesa e komunikimit poshtë e lartë (fshat-komunë).
Për informim të opinionit të gjerë: para disa viteve kur është vendosur tëndërtohet ‘Deponia e Mbeturinave’ në fshatinVelekincë, kjo nismë pat shkaktuar shumë polemika dhe diskutime në mes banoreve e pastaj me pushtetin lokal. Ka patur shumë premtime nga pushteti lokal/qendror se pas ndërtimit të kësaj deponie të mbeturinave, prioritet i punësimit në këtë deponi do të jenë qytetarët e Velekincës, një premtim ky asnjëherë i zbatuar.
Në mesin e shumë dilemave dhe nismave në fshatin tonë ka qenë edhe projekti i varrezave në Velekincën e re (siç i referohemi ne banorët, pasi që janë dy Velekinca: e vjetra dhe e reja) por në fund është arritur një konsensus dhe është bërë një zgjidhje e kënaqshme për shumicën e banorëve të këtushëm.
Tani rishtazi kemi një nismë të re, ndërtimi i xhamisë në Velekincën e re, që në parim nuk ka asgjë të keqe, por siç po shihet edhe ky projekt ka sjellë shumë diskutime, debate etj. Ky projekt është në fazën fillestare, por prap ka mungesëkomunikimi poshtë – lartë (fshat-komunë).
D.m.th ka diçka që nuk po funksionon në fshatin tonë, ose këshilli/kryetari ose autoritetet lokale nuk e kanë gjetur mënyrën më të mirë për të komunikuar me banorët e fshatin për projekte të cilat janë në proces ose priten të fillojnë.
Kurse tani për me ardhë te projekti/problemi i radhës për fshatin tonë është nisma për ndërtimin e Tregut të Kafshëve në Velekincë. Këto ditëkam patur komunikim me shumë bashkëqytetarëtë mi rreth kësaj nisme. Ajo që më brengosi rreth kësaj teme ishte mungesa e informatës lidhur me këtëprojekt. Shumica dërmuese e banorëve të Velekincës nuk kishin idenë, respektivisht nuk ishin për ndërtimin e këtij tregu në fshat.
Prandaj lind pyetja natyrshëm, ku janë mbajtur ato takime publike me qytetarë (nëse janë mbajtur) rreth këtij projekti, në mënyrë që fshatarët të jenë të informuar rreth nismës për ndërtimin e këtij tregu?!
Nëse investimi është paraparë të bëhet në fshatin tonë, kërkesë minimale është që paraprakisht të mbahen disa takime/debate publike në fshat për të kuptuar disponimin e shumicë se a janë “për” apo “kundër” kësaj nisme.
Po ashtu kuptova që në seancën e radhës të Kuvendit Komunal, të 26.07.2019, një ndër pikat e rendit të ditës ështëcaktuar (madje për së shpejti, me vonesë nga pikat tjera!) për të diskutuar rreth ndërtimit të tregut në fshatin Velekincë.
Ju bëjë thirrje të gjithë këshilltarëve komunal që të dalin në terren gjegjësisht të takojnë qytetarët e Velekincës dhe të kuptojnë se si qëndron disponimi i tyre rreth kësaj çështjeje pasi që vlerësoj që banorët e Velekincës nuk do të durojnë më degradimin e fshatit me pretekstin se e kanë marrë pëlqimin e Këshillit/Kryetarit të fshati, apo përfaqësueseve politik lokal (që lirisht mund të them se nuk e përfaqësojnë as një përqind të fshatit).
Prandaj, anëtarë të Kuvendit, ju bëjmë thirrje që të keni kujdes rreth kësaj nisme pasi që ka shumë të paqarta rreth saj..
/Autori është banor i fshatit i Velekincë/