DYLON

Në Gjilan do të ndërtohen edhe dy shtëpi të reja për familjet skamnore

Në Gjilan do të ndërtohen edhe dy shtëpi të reja për familjet skamnore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kompaninë “Buqaj”, të përfaqësuar nga Elena Krasniqi, e cila do të mbështesë dy familje për ndërtimin e shtëpive me çelësa në dorë.

Kryetari Haziri ka falënderuar kompaninë “Buqaj” që iu bashkua aksionit të madh për t’i nxjerrë nga gjendja e rëndë dy familje në nevojë.

“E falënderoj pronarin e kompanisë “Buqaj” dhe zonjën Krasniqi për pjesëmarrjen në programin e madh të banimit social në Gjilan. Apeloj edhe tek donatorët tjerë, komuniteti i biznesit e bashkatdhetarët që të vazhdojnë të jenë solidar, duke dhënë nga pasuria e tyre për këto familje. Urime familjes Aziri dhe Hajrullahu, të cilët brenda njën viti do të bëhen me shtëpi të reja”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ai ka njoftuar se numri i shtëpive të ndërtuara dhe që janë në proces të ndërtimit në kuadër të programit të Komunës së Gjilanit për banim social e kalon shifrën 100, 50 shtëpi janë renovuar, derisa 40 familjeve po u paguhet qiraja.

Ndryshe, mjetet financiare për ndërtimin e shtëpive do të mblidhen nga produkti I brendit Argeta. ​