Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhjen e pare të rregullt. Ndër tjerash u tha se për qytetarët vitias janë shqetësuese rastet e vjedhjeve në këtë komunë.
Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhjen e pare të rregullt. Gjatë këtij takimi më theks të veçantë është biseduar për gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë, identifikimin e problemeve për periudhën dhjetor 2016-janar 2017. U përmend edhe se për qytetarët vitias janë shqetësuese rastet e vjedhjeve.
Imri Emerllahu, Koordinator i EVSB-së ndër tjerash tha se gjatë këtij takimi është biseduar për problemet me të cilat janë ballafaquar qytetarët vitias për shkak të kushteve atmosferike, konkretisht borës.
“Gjatë kësaj periudhe kemi pasi probleme të ndryshme të cilat janë shkaktuar për shkak të kushteve atmosferike, konkretisht sasisë së madhe të borës që ka vështirësuar qarkullimin në trafik. Megjithatë gjendja në këtë komunë ka qenë mirë edhe për kundër kushteve të vështira atmosferike”, u shpreh Emerllahu.
Ai ndër tjerash përmendi si shqetësim të ngritur nga qytetarët janë edhe rastet e vjedhjeve. Emerllahu ndër tjerash tha se bashkëpunimi në mes të këtij ekipi me qytetarët e komunës së Vitisë është i mirë duke përmendur se gjatë vitit të shkuar ky ekip në bashkëpunim me Komunën e Vitisë dhe Policinë e Kosovës në Viti kanë mbajtur fushata të ndryshme vedijësuese duke potencuar se këto fushata kanë ndikuar në uljen e dukurive negative në këtë komunë.