DYLON

Po punohet lidhur me dislokimin e varrezave të reja

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka konfirmuar se po punohet lidhur me dislokimin e varrezave të reja dhe po presin që Qeveria e Kosovës t’ua lejoj vendin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka konfirmuar se po punohet lidhur me dislokimin e varrezave të reja dhe po presin që Qeveria e Kosovës t’ua lejoj vendin e ndërtimit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Isame në Gjilan, ku është pritur nga kryetari Naim Aliu me bashkëpunëtorët. Ndër tjerash u tha në ktë takim se po punohet lidhur me dislokimin e varrezave të reja dhe se po presin që Qeveria e Kosovës t’ua lejoj vendin e ndërtimit.

Qëllimi i takimit të sotëm ka qenë koordinimi me Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan për projektet e përbashkëta të cilat do të realizohen gjatë vitit.

EkoHigjiena

“Meqë jemi një fillim të vitit buxhetor, me kryetarin e Bashkësisë Islame biseduam për disa nga projektet e tyre dhe kërkesat e besimtarëve të Gjilanit, të cilat kanë të bëjnë me renovime dhe ndërtim të xhamive te reja, siç është rasti i Muhaxherëve të Shillovës, të cilët kërkojnë truall për ndërtimin e një xhamie. Jemi në koordinim lidhur me renovimin dhomës së pritjes tek Xhamia e Madhe, ndarjen e një parcele për ndërtimin e një qendre të kulturore islame etj.,”, ka thënë pas takimit kryetari Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri tha se angazhimi i Komunës është që të krijojmë kushte më të mira për të gjithë besimtarët pa dallim, duke theksuar se Gjilani në aspektin e tolerancës fetare dhe bashkëpunimi në kuadër të dilalogut ndërfetar të të gjitha kofesioneve fetare, është shembull për mbarë Kosovën.

Nga ana e tij, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në realizimin e projekteve të përbashkëta.

“Ne si Këshill i Bashkësisë Islame në Gjilan i jemi mirënjohës Komunës dhe kryetarit Haziri për punën dhe koordinimin e vazhdueshëm për projektet tona të përbashkëta. Projektet që i përmendi kryetari janë shumë të rëndësishme, e lehtësojnë punën tonë, por krijojnë mundësi më të mira për besimtarët myslimanë që t’i kryejnë ritualet fetare në mënyrën më të mirë”, u shpreh Aliu.

Përndryshe, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka konfirmuar se po punohet lidhur me dislokimin e varrezave të reja dhe po presin që Qeveria e Kosovës t’ua lejoj vendin e ndërtimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.