Sot, në ditën e rivarrimit të dëshmorëve kujtuam sakrificën e tyre të shenjtë, të cilët me përpjekjet e tyre u shndërruan në sinonim të përhershëm të lirisë tonë, thuhet në komunikatë ne PDK-s së Gjilanit.
Dëshmorët janë pjesa më e ndritur e historisë tonë. Jo vetëm sot, mirëpo gjithherë deri në përjetësi duhet t’i kujtojmë dhe nderojmë me përuljen më të thellë.
Ata ishin të jashtëzakonshëm, të pajisur me pak armatim, mirëpo me shumë krenari dhe superioritet në veprim, lirisht mund të themi se u shndërruan në ushtarët më të fuqishëm që mund të ketë pasur Ballkani në epokën e fundit, thuhet në fund të komunikatës.