DYLON

Vetëvendosje: Homazhe duke vënë lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve të kombit

Vetëvendosje: Homazhe duke vënë lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve të kombit
Avatar photo Redaksia

Sot mbushen tetëmbëdhjetë vite kur Gjilani dhe populli i tij me nderimet më të larta nën përcjelljen ushtarake të UÇK-së e të gardës së nderit po përcillte për në varrezat në Kodrën e Dëshmorëve tetëmbëdhjetë dëshmorë të rënë në fushë betejat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së Zonës Operative të Karadakut. Kjo ditë ishte shpallur ‘’Dita e Dëshmorëve’’.

Prandaj në nderim të kësaj dite të madhe të dhembjes e të krenarisë sonë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me Kryetaren e Qendrës dhe deputeten Besa Baftiu, kandidatin për Kryetar të Komunës, Sami Kurteshin, dhe kandidatët për asamble komunale bënë homazhe duke vënë lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve të kombit.

Më pastaj aktivistë dhe udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me Kryetaren e Qendrës dhe deputeten Besa Baftiu, kandidatin për Kryetar të Komunës, Sami Kurteshin, kryetarin e Këshillit të Përgjithshëm Hydajet Hysenin, Sekretarin Organizativ dhe deputetin Ismajl Kurteshi, vizituan familje të dëshmorëve duke ju gjetur pranë në këtë ditë të kujtimit e të rikujtimit të bijave e të bijve të tyre dëshmorë, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.