Me qëllim të mirëmbajtjes sa më të mirë të sipërfaqes së mbjellë me pishë, në Tërpezë është duke u zhvilluar një aksion i pastrimit të kësaj pjese, në mënyrë që rritja dhe zhvillimi i tyre të bëhet sa më mirë.
Për të parë nga afër zhvillimin e këtij aksioni, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë Veton Ademi i shoqëruar edhe nga drejtori i Inspektoratit Skender Ahmeti dhe përfaqësuesi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, kanë vizituar punimet e këtij aksioni.
Ky projekt është duke realizuar nga Agjensioni Pyjor dhe është financuat nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku parashihet të pastrohen afër 10 ha pishë.