Pas aksionit të djeshëm të tifozëve të Prishtinës ‘Plisat’, të cilët shpërndanë dhurata në Shqipëri ata ndanë dhurata edhe në Reçak dhe Krushë të Madhe.
Në Reçak tifozët e Prishtinës dhuruan 220 dhurata ndërsa në Krushë të Madhe ndanë 350 dhurata, tifozët ishin të shoqëruar poashtu nga klubi i futsallit FC Prishtina.
“Buzëqeshja e këtyre fëmijëve, ngrohtësia dhe mikpritja që na ofrojnë çdo herë që i vizitojmë, na bënë shumë të lumtur secilën herë e më shumë”, kane shkruar tifo-gupi Plisat.