DYLON

Përjetësimi i emrave të veprimtarëve të kauzës sonë kombëtare dhe ushtarëve të lirisë, është detyrë e jona!

Përjetësimi i emrave të veprimtarëve të kauzës sonë kombëtare dhe ushtarëve të lirisë, është detyrë e jona!
Avatar photo Redaksia

Përjetësimi i emrave të veprimtarëve të kauzës sonë kombëtare dhe ushtarëve të lirisë, është detyrë e jona, përderisa ata bënë gjithçka për atdheun dhe lirinë tonë.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Komunës, ndër të tjera, me theks të veçantë kam ngritur shqetësimin e qytetarëve të dy lagjeve dhe të një familjeje në fshatin Livoq të Epërm, lidhur me refuzimin e Komisionit për ankesa të palëve të paknaqur në procesin e emërtimit të rrugëve të Komunën e Gjilanit.

Në diskutimin tim, kam shfaqur vërejtjet dhe brengosjen e qytetarëve për këtë çështje, duke prezentuar para kuvendit faktografi me relevancë si dëshmi arsyetuese për emërtimin e një rruge në qytet me emrin e veprimtarit të dalluar, aktiv të çështjes kombëtare, të burgosurin poltik, dhe ushtarin e lirisë, Reshat Sadiku (tash në botën e amshimit).

EkoHigjiena

Poashtu, në këtë kuadër, kam paraqitur edhe arsyeshmërinë për emërtimin e një rruge në Lagjen “Kodra e Dëshmorëve”, me emrin e veprimtarit, humanistit, të burgosurit politik, Bedri Qerimi (edhe ky tashmë në botën e amshimit).

Me këtë rast, ndjehem i lumtur dhe falënderoj të gjithë kuvendarët, pa përjashtim, të cilët mbështetën në parim këto dy propozime meritore, për përjetësimin e këtyre dy emrave të spikatur, në rrugët e qytetit, që na bëjnë nder të gjithë neve.

Pas miratimit të këtyre propozimeve, Komisioni mori obligim, me përgjegjësinë e Kuvendit, që ta plotësoj aspektin procedural – teknik, për zbatimin e këtyre vendimeve.

Edhe për rastin e një kontesti, që e ngrita në këtë seancë, të ndërrimit të emërtimit të një rruge private në Livoq të Epërm, kërkesë e familjes Krasniqi, komisioni morri obligim që me mirëkuptimin e këtyre dy familjeve (familjen e dëshmorit Sherif Sherifi dhe të asaj të Nezir Krasniqit), të bëjnë një zgjidhje adekuate, për të cilën shpresoj se do të realizohet me mirëkuptim.

Shefik Surdulli / këshilltar Komunal, nga PDK Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.