DYLON

Edhe Policia e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën e 44-të të policive të kryeqyteteve europiane

Edhe Policia e Kosovës pjesëmarrëse në Konferencën e 44-të të policive të kryeqyteteve europiane
Avatar photo Redaksia

Në Tallin të Estonisë nga data 21 deri me 24 maj 2024, janë zhvilluar punimet konferencës së 44-të e Policisë së kryeqyteteve europiane.

Në këtë konferencë bashkë me shefa të policisë së kryeqyteteve evropiane, kanë marrë pjesë perfaqësues nga Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, Shefi I Sektorit Rajonal për Operativë, Major Bekim BISLIMI si dhe Shefi I Sektorit Rajonal për Resurse, Major Driton IMERI.

Gjatë konferencës, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinë pati privilegjin të bëjë  prezantimin  mbi sfidat që paraqiten në rastet e trafikimit me armë ilegale në Kosovë dhe Ballkanin jug-perendimor, prezantim ky që u prit me shumë interes nga të pranishmit.

EkoHigjiena

Tema tjera të diskutimit në këtë konferencë ishin shkëmbimi i eksperiencave policore me kryeqytetet europiane me qëllim të gjetjes së mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe ngritjes së kualitetit të bashkëpunimit në mes policive te kryeqyteteve europiane në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative ku janë specifikuar:

– Trafikimi i  paligjshëm i armëve të zjarrit dhe atyre të luftës, nga grupet e strukturuara kriminale;

– Rreziqet që lidhen me kalimin e paligjshëm të kufirit nga shtetasit e huaj dhe sfidat për riatdhesimin e tyre;

– Sfidat për të ardhshmen lidhur me policimin modern, përshtatja në rekrutim të gjeneratës “Z”.

Konferenca e 44-të, e drejtorëve të policive të kryeqyteteve Europiane, ka mbyllur punimet  me miratimin e deklaratës së përbashkët nga shtetet pjesëmarrëse,  prej disa pikash të nxjerra nga temat e trajtuara dhe diskutimet e zhvilluara përgjatë gjithë konferencës.

Konferenca e radhës, të zhvillohet në vitin 2025 në Madrid të Spanjës, ndërsa në vitin 2026 në Helsinki-Finlandë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.