Kryetari i Partisë Demokratike në Bujanoc, Nagip Arifi në një konferencë për gazetarë ka shtjelluar situatën aktuale në komunën e Bujanocit.
“Situata politike në Luginw të Preshevës edhe më parë ka qenë e brishtë, por pas këtyre ngjarjeve është keqësuar edhe më shumë. Për këtë situatë dhe shumë arsye tjera ftojmë faktorin ndërkombëtar që të ketë në agjendën e tyre situatën që po mbretëron”, vlerësoi Arifi.
Ai foli edhe për shënimin e 7 vjetorit të këshillit nismëtar të kësaj partie dhe proceset tjera të qeverisjes lokale.
Arifi ftoi gjitha subjektet politike shqiptare që sa më parë të ulen dhe të bëjmë përgatitjet për mbajtjen e kuvendit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Për më tepër shikoni konferencën Titulli.com