420 deputetë të Parlamentit Evropian kanë votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, para fillimit të votimit ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, dhe ka kërkuar votën e të gjithë eurodeputetëve të Parlamentit Europian që të votojnë pro liberalizimit.